Këshilli Teknik i Autoritetit Rrugor Shqiptar miratoi projektin e ri të lotit të parë të Unazës së Madhe te Sheshi Shqiponja.

Vendimin e komunikoi në një konferencë për shtyp ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, e cila tha se menjëherë pas kësaj vendimarrje do të hapet gara për të përzgjedhur kompaninë që do të kryejë punimet në këtë segment.

Projekti i ri parashikon ndërtimin e një nënkalimi me tre nivele, pjesa e parë niveli zero, do të jetë për automjetet që qarkullojnë nga Tirana në drejtim të Durrësit, dhe nga Durrësi në kryeqytet, si dhe nga Tirana në drejtim të dy krahëve të Unazës. Dy nivelet e tjera me një thellësi prej 10 metrash do të shërbejnë për vazhdimin e Unazës pa ndërprerje në të krahët dhe do të lidhë lëvizjet që vijnë nga autostrada Tiranë – Durrës për të hyrë në unazë nga krahu i majtë.

Projekti i ri zgjidh problemin e kalimit të këmbësorëve në këtë rrugë dhe atë të gjelbërimit, ndërsa vlera e ndërtimit nuk ka ndryshuar me të parin duke mbetur 2.69 miliard lekë me TVSH. Sonila Qato tha se Autoriteti Rrugor ndërkaq ka nisur një proces gjyqësor për të arkëtuar garancinë që la pranë kompanive të sigurimit firma e parë që do të kryente punimet në këtë lot.

Lidhur me ecurinë e punimeve në dy lotet e tjera te këtij segmenti ministrja Balluku tha:

Punimet për të përfunduar nënkalimin te sheshi Shqiponja parashikohet të përfundojnë pas 2 vjetësh, ndërsa gjurma e projektit në këtë zonë nuk ka ndryshuar me planin e parë duke mbajtur të njëjtën listë të miratuar nga qeveria për familjet që do të shpronësohen.

Tv Klan