Digat e hidrocentraleve shqiptare janë të sigurta. Ky ka qenë mendimi i përbashkët i specialistëve të kësaj fushe në një takim të zhvilluar në Ministrinë e Energjitikës, ku ndodhej edhe i dërguari i qeverisë italiane, Roberto Guercio.

Këshilltari i Kryeministrit Berlusconi në Komitetin e Mbrojtjes së Digave ka vlerësuar edhe punën e deritanishme të autoriteteve shqiptare për menaxhimin e kësaj situate.

“Nuk ekziston asnjë rrezik për stabilitetin e digave. Qeveria shqiptare dhe autoritet e shpëtimit kanë punuar mirë dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe në të ardhmen. Ne do të ndihmojmë me speciliastë dhe mjete teknike si satelitë për të vëzhguar prurjet e lumenjve. Do të ngremë edhe një grup pune të përkohshëm sëbashku me specialistët shqiptarë, puna e të cilit nuk do të ndalet me përmirësimin e kushteve meteoroligjike, por do të vijojë me përpilimin e një plani për përballimin e situatave të tilla dhe më vonë të zbatohet në investime”, tha Guercio.  

Ministri i METE, Dirtan Prifti u shpreh: “Mesazhi ka qenë i qartë. Digat dhe hidrocentralet tona janë shumë të sigurta.Asnjë problem madhor nuk i vjen Shqipërisë nga digat dhe hidrocentralet tona.

Ndërsa Ministri i Jashtëm, Ilir Meta tha: “Situata është e vështirë, pasi njerëzit po evakuohen. Ne do të përpiqemi të minimizojmë sa më shumë dëme dhe të shmangim humbjet njerëzore”.

Këshilltari i kryeministrit Berlusconi në Komitetin e Mbrojtjes së Digave, Roberto Guercio pati një takim të veçantë edhe me kreun e Eekzekutivit Shqiptar, Sali Berisha, i cili e falenderoi mbështetjen që po i jepet vendit tonë në këto momete të vështira.

Tv Klan