Temperatura të ulta dhe reshje shiu priten këtë javë. Sipas meteorologëve, temperaturat minimale priten të ulën nën zero.

Lajda Porja, Meteoalb: Zonat e verilindjes janë edhe në vlerat negative minus 2 apo minus 3 gradë, maksimalet parashikohen të ngjiten në 20 apo 21 gradë. Dita e mërkurë dhe dita e enjte do të sjellë komplet ndryshim të motit. Të mërkurën dhe të enjten një sistem vranësirash do të vendoset në territorin shqiptarë duke sjellë reshje. Më prezente dhe më së shumti do të jenë ditën e mërkurë ku nuk përjashtoihen edhe rrebeshet.

Reshjt e shiut do të nisin në mesjavë dhe shqetësuese sipas sinoptikanëve është parametri i erës.

Lajda Porja, Meteoalb: Parashikohet që të kemi stuhi detare për shkak se do të kemi një forcim të ndjeshëm të parametrit të erës, i cili do të jetë nga jugu dhe herë pas here do të jetë mbi 75 kilometra në orë. Në det të hapur shkon edhe në 90 apo 100 kilometra në orë. Do të kemi probleme përgjatë gjithë Adriatikut dhe brigjeve të Jonit, do të jenë Velipoja, Durrësi, Shëngjini dhe sidomos qarku i i Vlorës që do të ketë një erë shumë të fortë shoqëruar me rrebeshe.

Reshje intensive shiu do të ketë në disa qarqe, por meteorologët thonë se nuk pritën fenomene ekstreme të motit.

Lajda Porja, Meteoalb: Do të jenë rrebeshe, nuk përjashtohet mundësia e ndonjë përmbytje lokale në lagje të caktuara përgjatë veri-perëndimit, pra Shkodra, Lezha, pjesërisht Durrësi dhe qarku i Vlorës. Megjithatë do të jenë krejtësisht kalimtare pasi ditën e enjte ulet ndjeshëm intensiteti. Mbeten prezente reshjet, por jo me intensitet të lartë.

‘Ky dimër i vogël” në mes Nëntori do të zgjasi deri ditën e enjte, pasi në fundjavë do të rikthehet dielli.

Klan News