Pas shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit, qeveria e Kosovës ka kërkuar autorizim nga Misioni i NATO-s, KFOR, për dërgimin e mundshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës në zonën e Zubin Potokut por nuk është lejuar.
“Komandanti i KFOR-it nuk ka dhënë një autorizim të tillë, bazuar në vlerësimin e tij të sigurisë dhe veprimet që tashmë janë ndërmarrë nga KFOR-i“, tha KFOR në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.
Kosova e bëri këtë kërkesë në përputhje me marrëveshjen e vitit 2013 të nënshkruar mes institucioneve të Kosovës dhe NATO-s, sipas së cilës, FSK-ja nuk do të shkojë në veri pa pëlqimin paraprak të KFOR-it.
Klan News