Sipas 38 North, një faqe në internet e cila monitoron Korenë e Veriut, imazhet e fundit satelitore, tregojnë se këtë fundjavë do të realizohet ngjarja më e madhe në historinë e vendit.

Sipas spekulimeve, Koreja e Veriut do të zbulojë armatimin e saj të fundit në një paradë të madhe, e cila do të mbahet me rastin e 75 vjetorit të “Partisë së Punëtorëve” në pushtet.
Ngjarja do të përcillet nga udhëheqësi i vendit Kim Jong-un dhe përveç armatimit të ri, pritet të prezantohen përmirësime në aftësitë bërthamore të regjimit komunist.

Është bërë e ditur se në paradë do të marrin pjesë mijëra trupa ushtarakë, të ndjekur nga tanket dhe automjetet e blinduara.

Gjithsesi, pritet që kulmi i spektaklit të jetë kur Kim mund të dërgojë një mesazh të fortë në Uashington duke zbuluar raketa të reja me rreze mjaftueshëm të gjata sa për të goditur kontinentin e SHBA-së/tvklan.al