“Shtëpia e Lirisë”. Ky është koalicioni i Komisionit të Rithemelimit të PD-së me LSI-në për zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit. Lajmin e dha këtë të hënë, ish-kryeministri Sali Berisha.
Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Çlirim Gjata, dha detaje në “Opinion” në lidhje me këtë koalicion. Ai u shpreh se LSI i ka lënë dorë të lirë komisionit për 6 kandidatët që dolën nga primaret.
Blendi Fevziu: Komisioni i Rithemelimit ka deklaruar një koalicion me LSI. E para, mbi çfarë baze është ky koalicion? Me çfarë formule është? Do ndahen kandidtatët? Do vendosni ju kandidatë në 4 zona dhe LSI në 2 zona të tjera? Apo LSI ju ka dhënë dorë të lirë?
Çlirim Gjata: LSI na ka lënë ne në dorë të lirë në 6 kandidatët tanë që fituan Primaret për herë të parë.
Gjata shtoi më pas se, “LSI na ka dhënë dhe një ndihmë për çështje teknike për regjistrimin. Duke formuar një koalicion, një logo dhe kandidatët do të jenë ata të 6”.
Më tej, Gjata tha se Komisioni i Rithemelimit do të jetë lideri i koalicionit, duke qenë se kandidatët do të jenë të gjithë nga radhët e saj./tvklan.al