Drejtori i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit, foli për Klan Neës, në prag të ndeshjes që Kombëtarja kuqezi, do të luajë ndaj Çekisë.

Kodra deklaroi se Silvinjo ka zgjedhur një formacion sulmues, duke thënë se Shqipëria nuk do të qëndrojë e tërhequr, por do të kërkojë të shënojë. Sipas tij, do të jetë një ndeshje shumë e bukur për tifozët.

“Stafi ka zgjedhur një formacion sulmues për t’i bërë ballë Çekisë. Dëmtimet janë ato që vendosin shumë. Dëmtimet janë pjesë e lojës dhe çdo trajner i merr parasysh. Çdo stërvitje ka rrezik për të pasur dëmtime. Gjithmonë stafi teknik e merr parasysh këtë risk. Zgjedhjet bëhen nëse ka lojtarë të dëmtuar. Mungon Broja dhe Manaj, por Daku është në formë të mirë me klubin e tij.

Edhe nëse do të ishin lojtarët e tjerë, Daku do të ishte një nga kandidatët e fortë për një vend në formacion.

Ky formacion na jep premisa për një ndeshje të bukur. Shqipëria nuk do të qëndrojë mbrapa, por do të jetë duke sulmuar. Për tifozët do të jetë një ndeshje e bukur për tifozët. Mendohet të ketë rreth dy mijë tifozë shqiptarë.

Fetai ishte një nga lojtarët e fundit që u mor nga trajneri nga U-21. Ai sot do të jetë në tribunë. Nuk do të jetë në listën e 23 lojtarëve për ndeshjen e sotme.”, deklaroi Kodra.

Ndeshja do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e Tv Klan.

/tvklan.al