Kombëtarja e vajzave mundi 2-1 Estonin në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Zvicër 2025’ dhe ngjitet në krye të grupit C5.
Kuqezezat zhbllokuan rezultatin në “Le Kok Arena” në minutën e 7 falë Fortesa Berishës, pas këmbënguljes së Kristina Maksutit.
Estonezet barazuan 10 minuta më vonë me Himanen. Në vazhdim loja u bë mjaft e luftuar mes të dyja ekipeve.
Vajzat shqiptare e kërkuan golin dhe e gjetën atë në shtesë. Qëndresa Krasniqi realizoi rrjetën e fitores pas assitit të Megi Doçit.
Kuqezezat renditen në vendin e parë në grup, me 6 pikë të grumbulluara në tre ndeshje.
Kombëtarja e vajzave do të luajë ndeshjen e fundit në grupin C5 ndaj Luksemburgut në stadiumin “Elbasan Arena” më 4 qershor.
Objektivi i ekipit të Armir Grimës është ngjitja në Ligën B në Nations League dhe kalimi në play-off-in e kualifikueseve të Kampionatit Europian ‘Zvicër 2025’.
Klan News