Presidenti Bajram Begaj niset sot për një vizitë zyrtare në vendet baltike: Letoni, Estoni dhe Lituani. Kreu i Shtetit do të takohet me homologët e tij në këto shtete, kryeministrat, si dhe kryetarët e parlamenteve.

Në fokus të bisedave do të jetë intensifikimi i marrëdhënieve me secilin nga këto shtete si aleatë në NATO, integrimin e Shqipërisë në BE, proceset integruese euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor, roli i aktorëve të tretë etj./tvklan.al