Edhe pse nuk dihet sesi do zhvillohen pasarelat këtë vit, stilistët vazhdojnë të sugjerojnë veshjet që do të na duhen në garderobë.

Kemi hyrë në muajin e verës dhe detaji më i rëndësishëm që femrave i duhet me patjetër janë edhe rrobat e banjos.

Ndër trendet më të mëdha të rrobave plazhit që do të mbizotërojë edhe këtë vit, janë ato me elemtente kafshësh si zebër, leopard etj. Nëse doni të dukeni me stil dhe trendy, atëherë ju duhen patjetër një palë të tilla. 

Ngjyra të ndezura , të bardha dhe kafe janë këto që do të mbizotërojnë këtë vit. Joshëse dhe me bel të lartë, me rripa të hollë, këto janë sugjerimet e stilistëve për këtë verë.

Truporet vijon të qëndrojnë në krye si më të preferuarat jo vetëm më elemente kafshësh por edhe me motivet floreale.

Me ose pa aksesorë, ato që edhe këtë vit duhen në plazh janë kimonot të cilat të kombinuara bukur tregojnë akoma më shumë elegancë dhe finesë.

Klan Plus