Duhet një paketë e plotë fiskale
Masat e ndërmarra nga qeveria për të lejuar mbi 500 biznese të rinisin aktivitetin e tyre prej 20 prillit, cilësohet nga kreu i konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, një hap pozitiv por edhe i vonuar.
Sipas Buxhukut paketat financiare 1 dhe 2 me rreth 100 milion euro janë të pamjaftueshme për t;i siguruar biznesit likuiditetin minimal.
“Duhet të hidhen sa më shpejt në treg. Kemi informacion që 30 – 35 milion janë hedhur në treg deri tani. Duhet të shpërndahen tek bizneset”.
Sipas tij duhet të ndërmerret një paketë e plotë fiskale.
“Një nga parimet kryesore të ndërtimit të paketës fiskale Covid 19 duhet të jetë balancimi i humbje-përfitimeve, që kanë patur kategoritë ndryshme biznesi gjatë gjendjes së jashtëzakonshme”.
Sipas Buxhukut në politikat fiskale duhen parashikuar edhe ulja e taksave vendore dhe shtyrje e tyre në kohë, Agjencitë rregullatore për kompanitë e telekominikacionit duhet të rishikojnë uljen e çmimeve për shërbimet e ofruara, kompanitë e sigurimeve duhet ti rikthejnë 2/12 e vlerës së siguracionit qytetarëve si dhe duhet të merren masa për mbajtjen e valutës brenda vendit.
Tv Klan