” Pro Business” një emision nga Oljana Maloku në Klan Plus.
Në raportin e publikuar së fundmi të Bankës Botërore me temë “Arsim më i mirë për rritje më të fortë ekonomike” vihet theksi tek rëndësia që ka arsimi I lartë në kontributin ekonomik. Në raport thuhet se vendi ynë ka bërë përparime të rëndësishme në zgjerimin e aksesit në arsimin e lartë por shprehen edhe kritika duke thenë se ekziston një disbalance mes fushave të studimit. Kjo cështje dhe të tjera që lidhen me arsimin dhe punësimin në Shqipëri ishin në fokus të emisionit “ Pro Business” këtë të hënë në Klan Plus.
Në pjesën e parë Z. Erion Muça, Ekspert i karrierës dhe punësimit vlerësoi buxhetin për Arsimin
këtë vit në 62.02 miliardë lekë I cili I përgjigjet nevojave aktuale por flet me shqetësim për disbalancën Kërkesë – ofertë. Këtu sipas tij duhet të ndërhyjë shteti.
“Së pari mospërputhja mes kërkesës dhe ofertës vazhdon të jetë një shqetësim real në Shqipëri. Disa instrumenta shtesë që mungojnë kanë të bëjnë me mekanizmat e garancisë për punë për gjithë degët prioritare për studentët. Së dyti kanë të bëjnë me evidentimin e mundësive dhe hapësirave për punë që ka vendi, I përkthyer në pozicione dhe zanate në të cilat vetë shteti duhet të marre një rol më aktiv në përcaktimin e mekanizmave të një oferte kombëtare për punë që do shërbente si një instrument referimi për shumicën prej të rinjve dhe duke parë realisht hapësirat dhe mundësitë për punë dhe potencialin konkret që ka vendi yne.”- thote Z. Muça.
Z. Muça flet edhe për cilësinë e arsimit.
“Do të duhet të bëhët një diferencim mes disa elementëve që kanë të bëjnë me cilësinë e arsimit qoftë atij 9-vjeçar dhe të mesëm, qoftë atij të përgjithshëm apo professional dhe më pas arsimit të lartë që integrohet medoemos me kërkimin shkencor më së shumti në rastin e Shqipërise me kërkimin aplikativ. Unë them që në plan të përgjithshëm hapat dhe përpjekjet e universiteteve për tu përshtatit me tregun e punës kanë qënë shumë të mëdha vitet e fundit, pavarësisht se një pjesë prej tyre kanë ditur të përshtaten shumë mirë me hapjen e degëve në përputhje me kërkesat dhe referencat e studentëve. Një pjesë e universiteteve flasim më së shumti për universitetet publike pavarësisht përpjekjeve që kanë bërë kanë mbetur ende në vendnumëro përsa I përket krijimit të besimit të humbur ndër vite tek maturanti, tek nxënësi që ata të jenë pjesë e preferncës dhe përzgjedhjes së tyre për të vazhduar studimet.” Tregu duket më I etur për punonjës në fushën e ndërtimit, bujqësisë dhe shërbimet. “Tendencat në Shqipëri në fakt në masë duket që janë kryesisht për hapësira dhe kërkesa të lira për punë elementare që kërkojnë jo vetëm një arsim dhe formim 9-vjeçar, të mesëm deri të mesëm profesionalë apo deri në teknikë të lartë diplomë 2-vjeçare profesionale, por dhe më tepër për forcë pune sesa mendje pune. Kjo tendencë vjen si rrjedhojë e përqëndrimit në Shqipëri të disa industrive të rëndësishme që lidhen me ndërtimin, që lidhen me sektorin e bujqësisë, me industrinë e turizmit apo që lidhen me kompanitë përpunuese dhe prodhuese të
cilat rrjedhimisht si nevojë të organikës së tyre të brendshem për punojnës kanë këto tipologji dhe këto karakteristika punonjësi.”
I ftuar në pjesën e dytë të emisionit ishte Z.Arbër Xhihani, Ekspert Punësimi. Që në nisje
Xhihani solli një përllogaritje për kostot që ka një punëtor I importuar.
“Sipërmarrjet vitet e fundit janë drejtuar zgjidhjes së marrjes së fuqisë punëtore nga vendet e treta. Por sipas mendimit tim dhe eksperiencës në terren është një zgjidhje e vështirë dhe që sjell kosto të shtuara për sipërmëarrjen. Kjo jo vetëm kosto financiare të cilat sipërmarrjet duhe të përballojnë në momentin që angazhohen me gjetjen e fuqisë punëtore të huaj, por dhe me adaptimin ekushteve të punës dhe të kushteve të akomodimit dhe të mikpritjes së këtyre punëtorëvë të huaj. Gjithashtu është vënë re se punëtorët e huaj po e shfrytezojnë Shqipërinë si një trampolinë drejt vendeve europiane, sidomos kohët e fundit ka pasur evidence të cilat tregojnë se një përqindje shumë e madhe e tyre nuk përfundojnë kontratat të cilat bien dakord me sipërmarrjet. Kostot minimale për importimin e një punëtori të huaj vijojnë nga 500-850 euro.”
Sipas ekspertit ka kërkesa për të punuar në sektorin publik.
“Vihet re që të papunë dhe ata që janë në kërkim të një pune të re po orientohen në punësimin në sektorin publik, kjo ndoshta sepse po ka një mosbesim tek tregu I punës në sektorin privat. Është vënë re se në sektorin privat të papunët të cilët po kërkojnë një pozicion pune, ndjehen të pasigurt, së pari ndjehen mosbesues. Ndoshta kjo vjen edhe si ndonjë rrjedhojë e e të gjithë kësaj fushate informaliteti e cila evidentoi se biznesi shqiptar në të vërtetë ka pasur problematika. Ka vakanca, por mund të jenë pozicione që kërkojne njohuri të specializuara për t’i përmbushur ato. Nëse shikojmë publikimet zyrtare të INSTAT shihet se trendi I rritjes së pagave ka qënë më I lartë në sektorin shtetëror, krahasuar me sektorin privat.”
Lufta ndaj informalitetit nxorri në pah problemet me deklarimin e pagave.
“Në fillimin e vitit 2025 është vënë re që në bazë të kontrolleve tatimore, ishin 1.200 ndërmarrje të cilat u penalizuan për shkak të mosdeklarimit të saktë të pagave apo mosdeklarim të fuqisë punëtore. Kështu që nëse bëjmë një mbledhje të thjeshtë janë afro 10 mijë ndërmarrje nga 130 mijë të cilat janë active në total në Shqipëri ta cilat u detyruan apo u stimuluan për të përmirësuar e për tju përgjigjur pozitivisht fushatës së informalitetit.”
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni emisionin e plotë në kanalin e Youtubë, drejtuar nga gazetarja
Oljana Maloku!