Një kompani koreano-jugore që theu një Rekord Botëror Guinness në fillim të këtij muaji shfaqi mijëra dronë të saj që fluturonin në qiell duke dhuruar një performancë të jashtëzakonshme.
Kompania e quajtur Uvify, përdori 4,500 dronë për të realizuar një performancë verbuese së bashku me 1,100 dronë fishekzjarre nga Pablo Air, një kompani tjetër koreano-jugore.
Qindra spektatorë u mblodhën për të parë performancën e së enjtes e cila ishte e hapur për publikun për herë të parë.
Uvify përdori 5,293 dronë në një ngjarje të datës 1 Maj, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 5,164 dronë të vendosur nga një kompani kineze në vitin 2021.
Klan News