Tensionet mes Koresë së Veriut dhe të Jugut vazhdojnë dhe shkak sërish janë bërë këto qese me plehra. Gjatë natës shteti komunist dërgoi 600 balona të cilat përmbajnë mbetje të konsumit të përditshëm si bishta cigaresh, mbetje ushqimesh, bateri të përdorura apo copa të konsumuara veshjesh.


Përmes një mesazhi publik, qytetarëve të Seulit u është kërkuar që të mos i preknin balonat ndërsa u njoftua se ushtria ishte angazhuar për heqjen e tyre.

Ministria e Mbrojtjes thotë se edhe qyteteve të tjera u është kërkuar që të shpërndajnë të njëjtin mesazh.

Koreja e Veriut bën të ditur se lëshimi i balonave u bë në kundërpërgjigje të një fushate nga kritikë dhe aktivistë të Koresë së Jugut. Sipas tyre, ata dërguan balona që mbanin fletëpalosje kundër Phenianit, si edhe USB me përmbajtje të ndryshme muzikore, televizive, filmike apo letrare të Koresë së Jugut.

Motra e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se balonat janë një formë e lirisë së shprehjes dhe paralajmëroi se do të ketë të tjera.

Klan News