Gjykata e Koresë së Jugut ka zgjatur afatin e paraburgimit të presidentit Yoon Suk-Yeol. Menjëherë pasi u njoftua vendimi, para pallatit të drejtësisë u mblodhën mbështetës të shumtë.

Lenia në qeli e presidentit zemëroi protestuesit, të cilët u përleshën me policinë dhe thyen xhamat e ndërtesës së gjykatës. Rreth 40 persona pësuan lëndime të lehta.

Partia e Yoon-it nuk e priti mirë vendimin. Presidenti i arrestuar Yoon u paraqit në gjykatë dhe sipas avokatëve ai ka shpjeguar legjitimitetin e ligjit ushtarak dhe argumentuar kundër akuzave për kryengritje.

Sipas ligjit të Koresë së Jugut, një dënim për kryengritje mund të sjellë burgim të përjetshëm ose dënim me vdekje. Shpallja e ligjit ushtarak prej tij me 3 dhjetor e zhyti vendin në trazira.

Klan News