Koreja e Veriut ka bërë një thirrje të rrallë për të gjithë koreanët duke kërkuar ribashkim me Korenë e Jugut. Agjencia shtetërore e lajmeve shkruan se apeli u bë pas një takimi mes zyrtarësh të lartë politikë në kryeqytetin koreanoverior.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un mësohet të ketë deklaruar se të gjithë koreanët duhet të nxisin kontaktet, udhëtimet dhe bashkëpunimet mes dy Koreve për një Gadishull të unifikuar.
Kjo është një përpjekje energjike për të zbutur tensionet ushtarake, me qëllim krijimin e një klime paqësore, pas arritjes së marrëveshjes për pjesëmarrjen në lojërat Olimpike.
Një ditë përpara nisjes së këtyre lojërave, shteti komunist ka planifikuar një paradë ushtarake në përkujtim të 70-vjetorit të krijimit të ushtrisë koreanoveriore.
Por ndërkohë në Davos ministrja e Jashtme e Koresë së Jugut ka deklaruar se Seuli I ka gati skenarët e saj nëse Koreja e Veriut do të bëjë teste të tjera bërthamore. Në lidhje me këtë deklaratë homologia e saj në Phenian nuk pranoi të bënte asnjë koment.
Burimi: Klan Plus