Qytetarët në Seul janë të ndarë në mendime pasi Parlamenti i Koresë së Jugut vendosi pro shkarkimit të Presidentit Yoon Suk Yeol lidhur me dekretin e befasishëm dhe jetëshkurtër për të vendosur gjendjen e jashtëzakonshme.

Disa banorë janë të lehtësuar për këtë vendim.

“Isha aq i lehtësuar kur mocioni i shkarkimit u miratua. Mund të flija pa u shqetësuar”.

Megjithatë, shumë analistë politikë në Korenë e Jugut kanë paralajmëruar se shkarkimi i Yoon nuk ka gjasa t’i japë fund trazirave politike.

Mbështetës të presidentit janë të pikëlluar nga lajmi.

“Si qytetare jam shumë e trishtuar që u miratua mocioni i shkarkimit. Unë vërtet nuk duroj t’i shoh këta ligjvënës që u zgjodhën nga zgjedhje të pandershme duke bërë ligje të këqija dhe tani kjo parti e madhe opozitare po ikën vetë”.

Kompetencat dhe detyrat presidenciale të Yoon i kanë kaluar Kryeministrit Han Duck-soo, zyrtari numër dy i vendit.

Çështja tani i kalon Gjykatës Kushtetuese e cila ka një afat prej 180 ditësh për të vendosur nëse do ta shkarkojë Yoon nga posti i presidentit apo do t’ia rikthejë kompetencat.

Nëse ai shkarkohet nga detyra, do të shpallen zgjedhje të parakohshme.

Klan News