Bie numri i dhuruesve me 65%. Të sëmurët në rrezik për jetën

Mbulimi i nevojave për gjak sidomos në situatën e pandemisë globale dhe panikut që ka shkaktuar përhapja e Covid-19 në vendin tonë ka sjellë ulje me 65% të personave që dhurojnë gjak.

Drejtuesit e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të gjakut u bëjnë apel të gjitha qytetarëve që janë në gjendje të mirë shëndetësore që të dhurojnë gjak, në këto ditë të vështira që po kalojmë.

Ndërkohë që garanton qytetarët se pranë kësaj qendre është marrë çdo masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Dhurues mund të bëhet çdo person i cili gëzon shëndet të mirë, peshon 50 kg e lart dhe ka moshën 18-60 vjeç. Por sa herë gjatë një vitit mund të dhurojmë gjak?

Gjaku është edhe një lëndë kuruese, e cila nuk mund të prodhohet nga industria farmaceutike, ndaj i vetmi burim i tij është dhurimi në mënyrë vullnetare nga njerëzit. Por sipas Seferit ne ende nuk kemi një grup të konsoliduar vullnetarësh që dhurojnë disa herë gjak në vit.

Një person që dhuron gjak, përveç se ka të mira në trup për rigjenerimin e tij, përfiton edhe kryerjen e një sërë analizash. Pas marrjes së gjakut, mjekët ekspertë të Qendrës Kombëtare të Gjakut bëjnë një sërë testimesh për sëmundjet infektive Hepatit B, C, HIV, Sifiliz dhe Citomegalovirus (CMV).

Gjatë kësaj periudhe për shkak dhe të kufizimit të lëvizjes, personat që duan të dhurojnë gjak mund të telefonojnë në numrin e telefonit 068 40 49 898. Më pas ata merren nga automjetet e Qendrës Kombëtare të Gjakut në banesë.

Klan Plus