Kosova e humbi me rezultatin 3 – 0 në tavolinë ndeshjen e 15 Nëntorit me Rumaninë e braktisur në minutat e fundit. UEFA vendosi ta ndëshkojë tërheqjen e përfaqësueses Dardane pas korreve anti-shqiptare nga ana e tifozerisë rumune.

Federata e Futbollit të Kosovës duhet të paguajë edhe 6 mijë Euro gjobë për sjelljen e ekipit. Zyrtarët e sfidës u përpoqën të bindnin futbollistët e Kosovës të ktheheshin në fushë, por ata nuk pranuan, madje kapiteni Amir Rrahmani pas ndeshjes deklaroi se thirrjet ishin gjatë të gjithë kohës edhe pse ai i kërkoi arbitrit të ndërhynte, por kjo nuk ndodhi.

Dënime pati edhe për Federatën Rumune të Futbollit për sjelljen e tifozëve mbi të gjitha për mesazhe të natyrës politike dhe raciste. Në total federate rumune duhet të paguajë 128 mijë Euro gjobë dhe të luajë ndeshjen e radhës me dyer të mbyllura. 

Tv Klan