Nisma do të diskutohet në mbledhjen e dy qeverive
Në fund të muajit Shtator pritet të mbahet mbledhja e përbashkët ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Në kuadër të përgatitjeve për këtë mbledhje, qeveria e Kosovës ka aprovuar nismën për negocimin e marrëveshjes për eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal lidhur me tatimin në të hyra dhe kapital ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
“Një draftmarrëveshje e kemi gati. Ekipet tona do të fillojnë negocimin me terma më substanciale”, tha ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.
Deri më tani Kosova ka nënshkruar 16 marrëveshje me vende të ndryshme për eliminimin e tatimit të dyfishtë.
“Ndër to kemi marrëveshje të vitit 2014 edhe me Shqipërinë mirëpo gjatë zbatimit është parë se ka disa pengesa dhe disa nene janë me të vërtetë pengesë për zbatimin e tyre”, shtoi ministrja Bajrami.
Mbledhja e fundit e përbashkët ndërmjet dy qeverive asaj të Kosovës dhe Shqipërisë është mbajtur në Nëntor të 2018-ës në Pejë, ku janë nënshkruar një sërë marrëveshjesh.
Tv Klan