Kosova është e plotë në prag të sfidës me Islandën që do të luhet sot në mbrëmje në Shkodër. Gjendja psikologjike e skuadrës është e mirë. Kundërshtari nuk është i lehtë, pasi ka një përvojë më të madhe. Skuadra islandeze shkoi deri në çerekfinalet e Euro 2016. Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki shpreson te një rezultat pozitiv.
Albert Bunjaki (Kapiten i Kosovës)
Normalisht favorite është Islanda duke patur parasysh nivelin dhe përvojën e tyre. Kosova po rritet me kalimin e kohës dhe me lojën që kemi treguar mund të jemi pranë barazimit ose fitores, shpresoj që të kemi edhe pak fat, jo si në dy takimet e fundit
.
Kosova deri më tani ka vetëm një barazim, në fushën e Finlandës në sfidën debutuese në kualifikueset e Botërorit. Kapiteni i skuadrës, Samir Ujkani ka një përvojë me ndeshjet ndërkombëtare, pasi ka mbrojtur më parë portën e Shqipërisë. Ai pret një lojë të vështirë, por nuk e humbet besimin se mund të arrijnë një rezultat.
Samir Ujkani (Kapiten i Kosovës)
Besoj se do të jetë një tjetër ndeshje me duele fizike, me topa të lartë dhe ne jemi përgatitur dhe besoj se duhet të kemi vetëbesim
.
Kosova po i shfrytëzon kualifikueset e Kupës së Botës 2018 për të fituar përvojë për aktivitetet pasardhës.
Tv Klan