Me akuza dhe kundër-akuza u karakterizua seanca e Kuvendit të Kosovës ku u diskutua lidhur me qeverisjen katërvjeçare aktuale.

Ndonëse vendi është në prag të zgjedhjeve analistët dhe monitoruesit e punës së Kuvendit nuk presin ndonjë seancë që prodhon efikasitet dhe përmbajtje.

Sipas tyre, seancat e radhës do të shndërrohen më shumë në arena të përplasjeve politike.

Ata kanë kritikuar këtë legjislaturë për pasivizim katërvjeçar duke e quajtur si të dështuar.

Sipas rregullores, Kuvendi pezullon punën një ditë para fillimit të fushatës për zgjedhjet e rregullta.

Tv Klan