Lajçak: Shpresoj që të kapërcehen dallimet mes Beogradit dhe Prishtinës
I Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë Miroslav Lajçak, konfirmoi se të enjten, më 4 prill, do të vazhdojnë bisedimet në Bruksel në kuadër të dialogut lidhur me vendimin për shfuqizimin e dinarit.
Lajçak shprehu besimin se dallimet e mbetura mes palëve do të kapërcehen.
Duke përmbledhur javën e kaluar, Lajçak vlerësoi se takimi i mëparshëm i kryenegociatorëve Petar Petkoviç dhe Besnik Bislimi i mbajtur më 25 mars ishte konstruktiv dhe i dobishëm.
Të dyja palët sipas Lajçak patën mundësinë të shpjegojnë idetë dhe qëndrimet e tyre për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme për personat që preken nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës per ndalimin e dinarit serb.
Klan News