Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit. Në një mbledhje ditën e sotme, KQZ ka miratuar unanimisht rezultatin që nxorri fitues Partinë Socialiste me 74 mandate, PD 41 mandate, LSI 18 mandate, PDIU 2 mandate dhe PSD 1 mandat.
Gjatë deklaratës për mediat, zëdhënësja e KQZ Drilona Hoxha tha se procesi i zgjedhjeve ishte përgjithësisht i qetë dhe numërimi i votave në të gjithë vendin përfundoi brenda 47 orëve.
Zëdhënësja e KQZ falenderoi gjithashtu mediat për transparencën dhe punën e bërë në pasqyrimin e të gjithë procesit në tërësi.
/tvklan.al