Vetëm gjatë vitit të kaluar ky autoritet ka regjistruar 32 incidente kibernetike, që nga bllokimi dhe fshirja e të dhënave, e deri në mohim të shërbimit.
Adriano Lleshi, drejtor i analizës të sigurisë kibernetike: Në vitin 2024, incidentet me impakt të lartë janë 32 incidente aktualisht, por edhe në vitin 2024 ne jemi ndeshur me sulme shkatërruese siç janë bllokimi i të dhënave, por edhe shpërblimi ndaj një vlerë monetare në kriptovalutë, edhe sulme me fshirje të dhënash dhe mohim i shërbimeve dhe jemi përgjigjur nëpërmjet teknikave tona të avancuara, që janë pas shpinës time nga laboratori i sigurisë kibernetike.
Krahasuar me vitin 2023 kemi një ulje të sulmeve kibernetike, dhe kjo sipas ekspertëve vjen për shkak të identifikimit të tyre që në fazën paraprake te tentativës.
Adriano Lleshi, drejtor i analizës të sigurisë kibernetike: Krahasuar me vitin 2023, raporti në 2024-ën është ulur relativisht me 24%. Tentativat janë në rritje eksponenciale, në mënyrë periodike ne ndeshemi me to dhe bëjmë pjesën e incident response.
Mbi 75% e rasteve janë sulme të orkestruara shtetërore.
Adriano Lleshi, drejtor i analizës të sigurisë kibernetike: Këto lloj sulmesh vijnë nga aktorë të sponsorizuar shtetëror, por edhe të sofistikuar. Mbi 75% kanë qenë sulme të orkestruara shtetërore.
Sipas drejtuesve të Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike, shumica e sulmeve kanë pasur si qëllim ndërprerjen e shërbimeve dhe mbingarkesën e sistemeve për qytetarët apo punonjësit e një sistemi.
Tv Klan