Protesta e 15 marsit në Beograd, e cilësuar si më e madhja pas rrëzimit të regjimit të Sllobodan Milosheviçit, ka shkaktuar reflektimin e presidentit Aleksandër Vuçiç.
“Ne e kuptuam qartë mesazhin dhe do të duhet të ndryshojmë diçka nga vetja, qeveria duhet të nxjerrë mësime. Ndoshta pas tre apo katër muajve, të mbajmë një referendum apo zgjedhje për të verifikuar legjitimitetin e saj”, tha Vuçiç.
Vuçiç mblodhi të shtunën qeverinë ku ishin të pranishëm, kryeparlamentarja Ana Brnabiç dhe shefi i Shtabit të Përgjthshëm të ushtrisë, gjenerali Milan Mojsiloviç.
Mediat serbe bëjnë të ditur se Vuçiç ka deklaruar se nëse nuk formohet qeveria brenda 30 ditëve nga shpallja e dorëheqjes së Millosh Vuçeviçit në Parlament, zgjedhjet parlamentare mund të mbahen më 8 Qershor.
Në protestën e 15 Marsit, 56 persona u lënduan, pa pasoja serioze për jetën. Ndërsa 22 protestues janë arrestuar për krime kundër pronës dhe për sulme ndaj policëve dhe personave të tjerë. Protestuesit kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për këtë ngjarje tragjike.
Tv Klan