Pas dënimit me 2 vite burg, KQZ ka nisur shqyrtimin e mandatit të Fredi Belerit. Sipas një projektvendimi të Kryekomisionerit, Beleri nuk mund të jetë kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, në kushtet kur preket nga ligji i dekriminalizimit.

Mbledhja e parë përfundoi pa rezultat, pasi avokatja e tij kërkoi që Fredi Beleri të merrte pjesë gjatë shqyrtimit të mandatit të tij.

Pavarësisht kundërshtimeve të PS, kryekomisioneri Celibashi pranoi kërkesën për të qenë edhe Beleri i pranishëm në mbledhje nëse atij do i jepet leje nga institucionet e drejtësisë.

Në mbledhjen e KQZ mori pjesë edhe kryetari i PBDNj, Vangjel Dule, i cili e ndoqi procesin në heshtje.

Celibashi vendosi që mbledhja e radhës për shqyrtimin e mandatit të zhvillohet të premten.

Pavarësisht mundësisë që iu dha nga KQZ për të qenë i pranishëm, situata për Fredi Belerin nuk ndryshon. Sipas projekvendimit te KQZ, ai nuk mund ta ushtroje mandatin e fituar në 14 maj.

Klan News