Pas një diskutimi që ka zgjatur për më tepër se 3 orë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë vendimmarrjen për verifikimin e formularit të vetëdeklarimit për deputetin e PDIU, Dashamir Tahiri si dhe disa këshilltarë bashkiak.
Ky institucion do të pres informacionin nga gjendja civile për të gjithë këta subjekte të ligjit të dekriminalizimit dhe më pas do të vendos nëse do t’ja dërgoj prokurorisë për një hetim të thelluar formularët e Tahirit dhe këshilltarëve bashkiak. Kërkesa e verifikimit ka mbërritur në KQZ nga Prokurori i Përgjithshëm. /TV KLAN