Lajme Arkiva 2003
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos të mos ndryshoj listat e zgjedhësve, duke kundërshtuar në një farë mënyre Partinë Demokratike, e cila pretendon se pas shpalljes së listave do të bëhen korrigjime në mënyrë që në listë të figurojnë të gjithë ata që nuk mundën të votojnë në 12 Tetor.
Gazetarja: Çfarë korrigjime të mundshme mund të bëhen mbi listat e 12 tetorit?
Erton Sinani: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të ngrejë asnjë hipotezë së çfarë mund të bëhet apo se çfarë nuk mund të bëhet. Deri më tani kemi një vendim mjaft të saktë dhe që nuk lë asnjë interpretim, të paktën deri tani, për sa i përket listës së zgjedhësve.
Gazetarja: Pasi të shpallen këto lista nuk ka asnjë lloj mundësie që qytetarët që nuk kanë votuar më 12 Tetor tu vihet emri?
Erton Sinani: Këto nuk janë lista paraprake.
Nga Partia Demokratike nuk ka asnjë vendim për sa i përket vendimit të komisionit qendror të zgjedhjeve, por mbeten të bindur se çdo qytetar do votojë. Për zgjidhjen e çështjes së listave kandidati i Partisë Demokratike, Spartak Ngjela i ka dërguar një letër Presidentit të Republikës.
Që të ndërhyjë për ndryshimin e listave dhe balancimin e komisionit qendror të zgjedhjeve. KQZ ka vendosur një ekip ku do të trokas derë më derë për tu treguar qytetarëve se në cilën qendër do votojnë. Nesër është afati i fundit i propozimit të KQZV-së së Tiranës nga partitë politike./tvklan.al