Presidenti i Federatës Polake të Futbollit, Cezary Kulesza ishte në Shqipëri ku takoi kreun e FSHF-së, Armand Duka.

Ai pa nga afër ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, përfshirë qendrën stërvitore të ekipit kombëtar. Presidenti i federatës polake vlerësoi mënyrën se si është ngritur selia e FSHF-së.

“Shikojmë dhoma zhveshjeje të mëdha, gjithçka që nevojitet për të luajtur futboll. Pashë gjithashtu edhe fushën, e cila është e dedikuar për ekipet e para të djemve dhe vajzave të Shqipërisë. Është shumë e mirëmbajtur, mund të jemi vetëm “xhelozë” në kuptimin pozitiv, sepse është diçka për të cilën mund të krenoheni”, tha ai.

Gjatë takimit, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit mes dy federatave.

Tv Klan