Lajme, #edicioniinformativ ora 23:00, 15 Mars 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo

Headline 15 Mars 2025

Rama: Prezantim maratonë kandidatëve për deputetë: Na jepni mandatin e katërt t’u japim pasaportën e BE

Kryeministri Rama po prezanton në Podcast-in e tij, prej ores 9 të mengjesit kandidatet për deputetë të Partise Socialiste. Ai tha se shqiptaret duhet t’i japin mandatin e katërt në mënyre që të marrin pasaporten e Bashkimit Europian.

Opozita proteston për mbylljen e TikTok-ut, Berisha: Rama u damkos si armik i egër i lirisë

Opozita protestoi mbrëmjen e sotme para kryeministrisë kundër mbylljes së aplikacionit TikTok. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se me këtë akt kryeministri Rama u damkos si armiku më i egër i lirisë së shprehjes.

Zbardhet projekti, rrugët që do kthehen në pedonale në ish-Bllok. Punimet përfundojnë në tetor

Zbardhet projekti i Bashkisë së Tiranës që u jep prioritet këmbësorëve në zonën e ish-Bllokut. Punimet do të nisin në Maj dhe do të përfundojnë në Tetor ndërsa projekti do të kushtojë 300 milionë lekë.

Beogradi paralizohet nga protesta. Mijëra njerëz zbresin në rrugë për dorëheqjen e Vuçiç

Mbi 100 mijë qytetare nga e gjithë Serbia dolën këtë të shtunë në rruget e Beogradit, duke shënuar një prej protestave më të mëdha kundër Aleksander Vucic. Ata kërkuan dorëheqjen e presidenti duke e bërë përgjegjës per tragjedinë në NoviSad

Sylvinho publikon listën për Anglinë e Andorrën, thirren Brruti dhe Shehu, rikthehet dhe Broja

Federata Shqiptare e Futbollit bëri publike listën e futbollistëve që trajneri Sylvinho do të grumbullojë për kualifikueset e botërorit. Bie në sy thirrja për herë të parë e Brrutit dhe Shehut, ndersa nuk do të mungojë as Broja.

/tvklan.al