Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 15 Mars 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Drini Zeqo
Headline 15 Mars 2025
Opozita proteston para kryeministrisë kundër mbylljes së TikTok. Bllokohen disa rrugë
Ka nisur para kryeministrisë protesta e opozitës kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e TikTok për 1 vit, pasi e konsideron si censure të fjalës së lirë. Bllokohen disa rrugë ndërsa policia ka angazhua afro 1 mijë forca për të garantuar rendin.
Rama: Prezantim maratonë kandidatëve për deputetë: Na jepni mandatin e katërt t’u japim pasaportën e BE
Kryeministri Rama po prezanton ne Podcast-in e tij, prej ores 9 te mengjesit kandidatet per deputete te Partise Socialiste. Ai tha se shqiptaret duhet t’i japin mandatin e katert ne menyre qe te marrin pasaporten e Bashkimit Europian.
Berisha: Lista e Ramës me kandidatë për SPAK dhe patronazhistë. PD ka emra të shkëlqyer
Por kreu i Partisë Demokratike thotë se me Ramën në qeverisje integrimi i Shqipërisë në BE vetëm largohet. Berisha thekson se listat e socialistëve janë të mbushura me kandidatë për në SPAK dhe patronazhistë, ndërsa ato të PD-së, të shkëlqyera.
Zbardhet projekti, rrugët që do kthehen në pedonale në ish-Bllok. Punimet përfundojnë në tetor
Zbardhet projekti i Bashkisë së Tiranës që u jep prioritet këmbësorëve në zonën e ish-Bllokut. Punimet do të nisin në Maj dhe do të përfundojnë në Tetor ndërsa projekti do të kushtojë 300 milionë lekë.
Djali i Trump mbështet Vuçiç për Kosovën: NATO e bombardoi Serbinë për shkak të skandalit ”Klinton”
Donald Trump Junior, djali i presidentit amerikan, në një interviste për Podcast-in e tij me presidentin serb, deklaron se NATO e bombardoi Serbinë vetëm për të hequr vëmendjen nga skandali i presidentit Klinton me Monika Levinskin.
Beogradi paralizohet nga protesta. Mijëra njerëz zbresin në rrugë për dorëheqjen e Vuçiç
Dhjetëra mijëra qytetarë nga e gjithë Serbia kanë dalë në këtë të shtunë në rruget e Beogradit, duke shënuar një prej protestave më të mëdha kundër presidentit Aleksander Vucic. Ata planifikojnë krijimin e një bllokade në gjithë kryeqytetin.
Sylvinho publikon listën për Anglinë e Andorrën, thirren Brruti dhe Shehu, rikthehet dhe Broja
Federata Shqiptare e Futbollit bëri publike listën e futbollistëve që trajneri Sylvinho do të grumbullojë për kualifikueset e botërorit. Bie në sy thirrja për herë të parë e Brrutit dhe Shehut, ndërsa nuk do të mungoje as Broja.
/tvklan.al