Pas eliminimit nga Champions League, Liverpool ka pësuar një tjetër disfatë. Të besuarit e Arne Slot u mposhtën në finalen e Carabao Cup, nga skuadra e Newcastle me rezultatin 2-1.
Një përballje e dominuar totalisht nga bardhezinjtë, të cilët në fund festuan fitoren e merituar.
Sfida u zhbllokua nga Burn në minutën e 45-të, ndërsa Isak dyfishoi shifrat në minutën e 52-të. Sulmuesi suedez shënoi edhe një minutë më parë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Golin e vetëm për Liverpool e shënoi Chiesa në fund, por kishte vetëm vlerë statistikore.
Newcastle fiton trofeun e parë sezonal, ndërsa te Liverpool fokusi kalon vetëm te kampionati, aty ku kryesojnë të shkëputur nga ndjekësit e tjerë. /tvklan.al