Juventusi po kalon një moment të vështirë të sezonit. Bardhezinjtë pësuan humbjen e dytë radhazi në Serinë A, sërish me shifra të thella.

Pas humbjes 4-0 ndaj Atalantës një javë më pare, “Zonja e Vjetër” u mposht 3-0 nga Fiorentina në transfertë, në një përballje pa shumë histori.

Golat e Gosens në minutën e 15, Mandragora në minutën e 18-të dhe Gudmundsson në minutën e 53-të, i dhanë fitoren vendasve.

Me këtë disfatë, Juventusi humb edhe vendin e katërt, duke zbritur i pesti me 52 pikë, ndërsa Fiorentina mban vendin e tetë me 48 pikë. /tvklan.al