Joao Felix ishte një nga afrimet e merkatos së dimrit te Milani, për të cilin pritshmëritë ishin shumë të mëdha.

Sulmuesi portugez, u mor në huazim nga Chelsea, ndërsa u përfol fillimisht se italianët mund të provonin ta blinin kartonin e tij në verë.

Megjithatë kjo nuk do të ndodhë. Përveç golit në debutim ndaj Romës, portugezi nuk ka arritur pritshmëritë që të gjithë kishin për të.

Në këtë situatë, te Milani nuk kanë ndërmend të shpenzojnë për kartonin e tij dhe do e lejojnë të rikthehet të Chelsea në fund të sezonit.

Në 10 paraqitje me kuqezinjtë, Felix numëron vetëm 1 gol dhe 1 asist, shumë pak për një lojtar që pritej të bënte diferencën në Itali. /tvklan.al