Ky është Hekuran Gjoni, 74-vjeçari i cili mbrëmjen e kësaj të shtune vrau me thikë djalin e tij, Asimin, të moshës 37-vjeçare.
Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 18:50 në banesën e tyre në zonën e Kodrës së Priftit në Tiranë.
Vrasja dyshohet se kishte si motiv një konflikt për motive të dobëta. Në momentin e ngjarjes në banesë mësohet se kanë qenë dhe familjarët e tyre, të cilët kanë njoftuar policinë për krimin e rëndë. Uniformat blu kanë vënë në pranga autorin 74-vjeçar.
Sipas burimeve në momentin e vrasjes si viktima, ashtu dhe autori kanë qenë nën efektin e alkoolit.
Viktima, 37-vjeçari, Asim Gjoni ishte baba i dy fëmijëve.
Tv Klan