Sot në mesnatë përfundon afati për dërgimin e listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 Majit.

Në selinë rozë ka pasur takime intensive për të përmbyllur listat. Rama thirri në seli drejtuesit politikë dhe më pas pritet që të mblidhet kryesia e Kuvendit.

Më shumë detaje na dha gazetarja Elja Zotka gjatë raportimit për edicionin e lajmeve të Tv Klan që mund ta ndiqni në videon më poshtë.

Sa i përket PD-së, sot do të mblidhet kryesia për të vendosur mbi listën dhe më pas do të miratohen nga Këshilli Kombëtar.

Më shumë detaje na dha gazetarja Jolldiz Shuaipi gjatë raportimit për edicionin e lajmeve të Tv Klan që mund ta ndiqni në videon më poshtë.