Krishtlindjet kanë trokitur që prej mbrëmjes së djeshme edhe në Tiranë. Besimtarët katolikë iu drejtuan në mesnatë Katedrales së Shën Palit në kryeqytet, ku Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit Imzot Rrok Mirdita mbajti meshën e Krishtlindjeve.
Në një atmosferë solemne, kreu i kishës katolike uroi të gjithë besimtarët t’i gëzohen ditën e lindjes së Krishtit, duke u shprehur se begatia e saj sjell paqe dhe drite kudo në botë.
Përveç besimtarëve të shumtë që mbushën katedralen katolike të Shën Palit, në meshën e organizuar me këtë rast morën pjesë edhe personalitete të ndryshme te jetës publike në vend. Edhe në Kishën Ortodokse të Ungjillëzimit, kryepeshkopi i Anastas mbajti në orët e para të mëngjesit meshën e Krishtlindjeve. Qindra besimtarë i kënduan ditës së bekuar duke uruar njëri-tjetrin për më shumë paqe.
Gazetarja: Pse ke ardhur sot në kishë?”
“Se janë krishtlindjet.”
“Dhe është një ngjarje e madhe për besimtarët e krishterë.”
“Na kujton një njeri që ka mësuar njerëzimin se si të eci në rrugën më të mirë të shoqërisë.”
Përveç meshës solemne kryepeshkopi ju drejtua dhe me një mesazh.
Anastas Janullatos: “Vëllezër dhe motra, të gjithë sa lidhen me festën e krishtlindjes çudisin mënyrat si e festojmë krishtlindjen përbëjnë një çudi të hidhur. Në vend të thjeshtësisë dhe përulësisë mbizotëron luksi, të dukurit, lakmia madje në këtë epokë planetin tonë e shqetëson një tjetër çudi e pakëndshme, kolapsi i një ekonomie që adhuron fitimin dhe është indiferente ndaj njeriut dhe grabi5t natyrën. Le ta festojmë ardhjen e shpëtimtarit me në rezistencë cilësore ndaj mentaliteti sundues e lakmisë dhe zemërngurtësisë. Uroj që fjala e perëndisë e dashurisë e bën njeriun të drejtojë përditë jetën tonë duke mbushur me fuqi dhe optimizëm, Krishtlindje të bekuara për shumë vjet.”
Ceremonitë lidhur me festën e Krishtlindjeve vazhdojnë përgjatë gjithë ditës./tvklan.al