Rrugët të boshatisura, policia merr masa të forta

Kështu duket në një natë fundjave një qytet me dy milionë banorë. Qindra mijëra turist nga e gjithë bota vinin për ta vizituar. Në fundjava gumëzhinte nga te eturit për pak festë. Ora policore thonë i ka mbyllur me shumë se gjatë bombardimeve të NATO-së. Rrugët janë të boshatisura dhe qeveria alarmon për masa edhe më të vështira. Gjithçka ngjan sikur do vijë një uragan. Autoritetet nuk i besojnë vullnetit qytetar.

Përveç rrugëve bosh, ashtu kanë ngelur edhe sheshet, pa njeri. Gjithçka në qytet më nuk është njësoj dhe veset e vjetra nuk vlejnë. Në rrugë nuk dëgjohen të ecura. Në dritare duket pak jetë.

Policia është e pamëshirshme dhe brenda disa orësh është e pamundur të thyesh rregullat pasi ata janë gjithandej. Aty ku dikur do mbipopullohej, para teatrit askush. Në rrugë vetëm Idriz Tahiri, pastrues me origjinë nga Kosova. Në duart e tij duket i gjithë sheshi. I përmallur për pak bisedë. Tregon se ka leje për të lëvizur.

“Jam nga Ferizaj, qytet i vogël dhe punoj këtu prej 32 vitesh. Nuk kemi çfarë të bëjmë, duhet të punojmë”, ka deklaruar ai.

Në Beogradin e ri kanë ndaluar dhe anijet sipër Danubit. Ura në ngjyrat italiane por me frikën në Serbi. Fillimisht më lehtësisht ishte marrë ky virus me masa të lehta dhe pa panik. Tani duket se historia megjithatë ka ndryshuar.

Tv Klan