Intervistën e parë menjëherë pas fitores në zgjedhje, kreu i ri i Prishtinës e dha për Klan News: Ky ishte premtimi i parë i mbajtur nga kandidati fitues Përparim Rama, i LDK, i cili gjatë fushatës elektorale që u zhvillua në një kohë më të shkurtër në këtë pjesë të dytë përpara balotazhi të këtij 14 Nëntori, i kishte pretuar gazetares Blerta Dalloshi Berisha, se nëse shpallej fitues, intervista e parë do të ishte për Televizionin Kombëtar Klan News. Dhe kështu ndodhi.

Sapo mbajti fjalën tek festimet ku ishte së bashku me Lumir Abdixhikun, Rama ka folur për Klan News duke deklaruar se do të punojë për brezat e rinj për ta bërë Prishtinën një vend të të gjithëve pa dallime dhe pa ngjyra politike.

Ai tha se se brezave të rinj do t’u premtonte një staf pune me inxhinierë dhe me çdolloj specialisti pa marrë parasysh se nga cila forcë politike ata vijnë, por duke marrë parasysh vetëm faktin se çfarë ata dinë të bëjnë. Intervistën, Përparim Rama e dha teksa në krahë mbante djalin e tij./tvklan.al