Në 557-vjetorin e ndarjes nga jeta të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skenderbeu, në Lezhë u mbajtën homazhe në vendvarrimin e tij.

Ceremonia përkujtimore nisi me “Gjamën e burrave”, rit që u kthye në traditë pas vdekjes së tij.


Për nënkryetaren e Bashkisë Lezhë, Eueda Molla, më 17 Janar 1468, vendi ynë humbi jo thjesht një udhëheqës ushtarak, por një simbol të qëndresës dhe guximit.

Frat Sokol Pepushaj tha se Gjergj Kastrioti është dhuratë e Zotit për kombin tonë, ashtu si figura të tjera të mëvonshme.

Homazhet kanë vijuar edhe në Pallatin e Kulturës ku janë kënduar arie në nderim të heroit tonë kombëtar.

Tv Klan