Platformat televizive dixhitale dhe kërkesa e lartë për produksione të mira si filma e seriale kanë bërë që bota e ekranit dhe aktorët të mos kenë limite.

Gara për të pasur sa më shumë klikime, famë, para dhe ndikim në rrjetet sociale ka bërë që aktorët tani vështirë se njihen me emrat e tyre.

Por kush janë 4 vajzat më të suksesshme të momentit në Turqi?

Pinar Deniz, ka lindur më 4 Nëntor 1993 në Adana. Deniz ka përfunduar studimet për marrëdhënie me publikun dhe marketing në universitetin e Stambollit. Është e njohur nga roli i saj në serialin e Netflix ‘Dashuri 101’.

Demet Ozdemir, ka lindur më 26 Shkurt 1992 në Izmit. Ozdemir ka emigruar nga Bullgaria drejt Turqisë e njohur për rolin e saj të Zejnep në serialin ‘Shtëpia ime, fati im’.

Hande Erçel, ka lindur më 24 Nëntor 1993 në Bandirma. Atë e njihni nga seriali ‘Kudo Bashkë’ në rolin e Eda të transmetuar edhe në Tv Klan.

Afra Saraçoglu, ka lindur më 2 Dhjetor 1997 në Balikesir. Saraçoglu e la shkollën për të nisur karrierën si aktore në një film turk. /tvklan.al