Nga sot Presidentja mund të shpallë datën e zgjedhjeve
Gjykata Kushtetuese e ka publikuar aktgjykimin e plotë rreth rastit të deputetit Ethem Arifi. Tash i është hapur rruga presidentes në detyrë që të shpallë zgjedhjet, ndërsa nga sot nuk mund të mblidhet më parlamenti, që nënkuptohet shpërbërja e tij.
Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, ditë më parë kishte takuar ndaras përfaqësues të partive politike për t’u konsultuar për datën e zgjedhjeve ndërsa për të vepruar pritej publikimi i aktgjykimit të plotë nga Kushtetuesja.
Sipas Kushtetueses personi i dënuar me vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tre vitet e fundit nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të fitojë mandate të vlefshëm në Kuvend.
Po ashtu është konstatuar se zgjedhja e qeverisë Hoti, më 3 Qershor, nuk është në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës.
Kushtetuesja ka kërkuar që presidentja të shpallë zgjedhjet jo më vonë se 40 ditë nga shpallja e tyre.
Qeveria Hoti mbetet në detyrë pasi që aktgjykimi nuk ka efekt prapaveprues.
Tv Klan