Konferenca e Kryetarëve ka miratuar sot Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Europian për vitin 2020 dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 21-25 dhjetor 2020.
Në një njoftim nga Kuvendit bëhet me dije se mbledhja është drejtuar nga Gramoz Ruçi, dhe janë marrë disa vendime.
Me propozimin e Ruçit u vendosi që sesioni aktual i kësaj legjislature do të jetë i hapur edhe pas Festës së Krishtlindjes, me qëllim që të shqyrtojë e miratojë akte ligjore, të cilat mund të jenë emergjente.
Ky vendim detyron deputetët të qëndrojnë në punë dhe pas datës 25 Dhjetor dhe pse ishte parashikuar që seanca e nesërme të ishte e fundit për këtë vit./tvklan.al