Zvicra është shpallur shteti më i mirë në botë për të jetuar sipas një raporti të ri që ka rrëzuar Gjermaninë nga vendi i parë në atë të katërt.
Lista e viti 2017 e shteteve me mirëqenien më të lartë për të jetuar vlerësohet në bazë të influencës kulturore të kombeve të tjera, trashëgimisë, fuqisë dhe cilësisë së jetës midis gjërave të tjera që i shtojnë pikë.
Pikët e shteteve krahasohen me njëri-tjetrin dhe kështu përcaktohet një listë përfundimtare e vendeve më të mira në botë.
Kanadaja renditet në vendin e dytë, Britania në të tretin, gjermania në të katërtin, ndërsa në vendin e fundit të 5-shes më të mirë renditet Japonia.
Rënia e Gjermanisë ndodhi si pasojë e një sërë ngjarjesh, duke përfshirë këtu rritjen e frikës publike mbi fluksin e emigrantëve dhe sulmet e terrorit të vitit 2016.
SHBA pati një rënië gjithashtu nga vendi i katërt në të shtatin. Megjithëse raporti e klasifikonte si kombin më të fuqishëm duke lënë në vend të dytë Rusinë, 75% e të anketuarve thanë se e humbën respektin ndaj lidershipit në shtëpinë e Bardhë pasi u zgjodh president, Donald Trump.
Lista ka përfshirë pikëpamjet e 21.000 liderëve biznesi, elita informuese dhe qytetarëve para se të bënte renditjen me 80 vende.
Megjithëse jo të gjitha shtetet e botës janë në listë, në 3 vendet e fundit qëndron Serbia, Irani dhe Algjeria.
Malajzia shihet si vendi më i mirë për të investuar, ndërsa vendet aziatike dhe ato të Lindjes së Mesme në liste shfaqen si ekonomi gjigante të fjetura, me Emiratet e Bashkuara Arabe në krye të listës për ekonomitë në rritje.
Lista thotë se Panamaja është vendi më i mirë në botë për sipërmarrje biznesesh, ndërsa Kanadaja qëndron në krye të listës si vendi më i mirë në planet për mirëqenie dhe shkollim.
Destinacioni numër një për t’u vizituar është Brazili dhe Italia është vendi me traditën më të pasur duke e mbajtur këtë titull me sukses për të dytin vit rresht.
Ashtu si edhe vitin e kaluar, në 15-shen më të mirë qëndrojnë vendet nordike që njihen për politikat e tyre sociale të avancuara./tvklan.al