Edhe në Universitetin Bujqësor Kamëz sot është prishur heshtja e ditëve të verës. Studentët e këtij universiteti mbi 60% të orëve të mësimit i kalojnë në laboratorët ku kryhen praktikat mësimore. Kjo serë didaktike është një laborator i gjallë që u shërben studentëve të hortikulturës, agronomisë dhe inxhinierëve. Këtu studentët jo vetëm që i shndërrojnë në praktikë ato që mësojnë në teori, por kryejnë hibridizime duke marrë pjesë në studime të mirëfillta shkencore.
Ky laborator atë që ofron nga cilësia është në gjendje mjaft të mirë dhe mund të krahasohet dhe me laboratorët homologë të vende fqinje.
“Siç e shikoni këtu në këto mjedise janë qendra të rëndësishme të trajnimit dhe edukimit të studentëve. Këto janë laboratore të gjalla ku janë të gjitha gjallesat, të gjitha bimët që kemi. Është e ndarë në departamente dhe këtu vijnë dhe ushtrojnë nga ana profesionale studentët.”
Ndërsa në këto laboratorë të mjekësisë veterinare kryejnë studimet e tyre 250 studentë të kësaj dege.
“Laboratori është një nga laboratoret më të pajisura me pajisje bashkëkohore ku këtu kryhet jo vetëm procesi mësimor, por ka pajisje për të kryer dhe punë kërkimore shkencore.”
Këto laboratorë u ngritën dy vitet e fundit me ndihmës e GTZ-së e cila shpenzoi 100 mijë deutscshmarka dhe me anën e projektit “Tempus” nga Komuniteti Europian me 250 mijë euro./tvklan.al