Lajme, #edicioniinformativ ora 15:30 data 19 Janar 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Oljana Maloku
Headlines 19 Janar 2025
Afro 36 mijë emigrantë shprehin interes për të votuar në një javë. Gati 1/3 e kërkesave, nga Italia
Afro 36 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit kanë shprehur interes për të votuar më 11 maj qe nga nisja e procesit nje jave me pare. Gati një e treta e kërkesave vijnë nga shqiptarët e Italisë.
Asistenti virtual për shërbimet në E-albania. Qytetarët do të marrin ndihmë me meesazhe zanore
Diella quhet asistentja virtuale për shërbimet në platformën qeveritare E-albania. Ajo është krijuar nga inteligjenca artificiale dhe qytetarët mund t’i kërkojnë ndihmë përmes mesazheve zanore.
Telefonat e koduar të krimit blihen 5 mijë Euro në Spanjë. Zbulohen 4 modele të tjerë me teknologji Izraelite
Enkroçat dhe Skaj nuk janë të vetmet platforma të koduara që përdoren nga krimi. Në dosjet e SPAK flitet edhe për të paktën 4 aplikacione të tjera të përdorura edhe nga kriminelet shqiptar. Ato janë me teknologji izraelite dhe blihen në Spanjë për 5 mijë euro.
Akset kryesore rrugore në vend, pa ndriçim. Ekspertët: Rrezik i përhershëm aksidentesh
Disa nga akset kryesore rrugore në vend vazhdojnë të jenë të pandriçuara. Ekspertet thone se mungesa e ndriçimit është një nga elementet kryesorë dhe kritik për sigurinë rrugore që vazhdon të shkaktojë aksidente dhe të marrë jetë njerëzish.
Rritje rekord e mjeteve elektronike në Shqipëri. Në 2024 u regjistruan 72 përqind më shumë
Viti 2024 shënoi një rritje me 72% të regjistrimit të makinave elektrike në vendin tonë. Sipas të dhënave zyrtare, në vend numërohen tashmë mbi 6400 mjete të tilla me një shtim të ndjeshëm në raport me 5 vjet më parë kur kishte vetëm 35 të tilla.
Armëpushimi në Gaza hyn në fuqi me 3 orë vonesë. Hamasi liron 3 pengjet e para
Hyri në fuqi me 3 orë vonesë armëpushimi i shumëpritur në Rripin e Gazës. Hamasi liroi 3 pengjet e para, ndërsa tashmë Izraeli duhet të lirojë të burgosurit palestinezë dhe të nisë tërheqjen graduale të ushtrisë nga Gaza.
TikTok mbyllet në SHBA. Rrjeti kinez shpreson që Tump të heqë bllokimin
Sot hyri në fuqi edhe ligji që ndalon përdorimin e Tiktokut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por rrjeti i madh social në pronësi të një firme nga Kina tha se shpresonte që administrata Tramp ta pezullonte bllokimin.
/tvklan.al