Spiker: Reis Çiço
Headlines 20 Korrik 2024
Vala e të nxehtit drejt largimit. MeteoAlb: Temperaturat nuk do i kalojnë 40 gradë
I nxehti afrikan që ka mbërthyer vendin tonë prej disa ditësh ka filluar të terhiqet. Sinoptikanët thonë se temperaturat do të pësojnë një ulje të lehtë dhe nuk do të kalojnë vlerat e 40 gradëve. Në disa vende priten edhe rebeshe shiu.
Shqiptarët shtojnë vizitat brenda vendit. Rritje me 13%, rajoni qendror me fluksin më të lartë
Krahas të huajve, edhe shqiptarët po vizitojnë më shumë zonat turistike në vend. Sipas INSTAT numri i netëqendrimeve të shqiptarëve në hotele gjatë 5 muajve të parë të këtij viti u rrit afro 13 per qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Të dënuarit shqiptarë në Greqi futen në grevë. “Të respektohen të drejtat që njeh ligji”
Shtetasit shqiptarë që vuajnë dënimet në burgjet greke futen në grevë urie. Ata pretendojnë se drejtësia greke nuk u njeh të drejtën e lirimit me kusht dhe po i mban në burg në menyrë të paligjshme.
Rritet përdorimi i marijuanës nga adoleshentët. Ekspertët e ISHP: Shkakton probleme në shëndetin mendor
Rritet përdorimi i marijuanës nga adoleshentet në vendin tonë. Për ekspertët kjo shkakton pasoja të rënda dhe të pariparueshme në shëndetin mendor që shfaqen me sjellje agresive dhe veçim nga shoqëria.
Bien ndjeshëm divorcet në Shqipëri. Tirana, Durrësi dhe Fieri me numrin më të lartë të ndarjeve në 2023-in
Bie me 13 për qind numri i divorceve në Shqipëri, teksa qarqet Tiranë, Durrës dhe Fier kanë numrin më të lartë të tyre. Për sociologët një nga arsyet e këtij trendi është edhe prirja e të rinjve për bashkëjetesë.
“Black Out global”, preku 8,5 milionë kompjuter në botë. Shërbimet drejt rikuperimit, kompania kërkon kohë
Pasojat e “Black out”-it të së enjtes në softuerët e Microsoft, sipas kompanisë, dëmtuan 8,5 milionë kompjutera në mbarë botën. Shërbimet kanë nisur një rikuperim të ngadaltë. Ndërsa ekspertët vlerësojnë se për disa shërbime vonesat do të vazhdojnë.