Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 20 Qershor 2024 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Reis Çiço
Headline 20 Qershor 2024
Sonte, Spanjë – Itali live në TV Klan. Sfida mund të vendosë edhe për fatin e Shqiperisë
Luhet sonte në mbrëmje supersfida mes Italisë dhe Spanjës e vlefshme për grupin B të europianit ku bën pjesë edhe Shqipëria. Të dyja skuadrat kërkojnë fitoren, por rezultati mund te përcaktojë edhe fatin e Shqipërisë ne kampionat.
Shqipëria nis përgatitjet për sfidën ndaj Spanjës. Manaj: Luajmë për fitore, shpresoj të humbë Italia
Shqipëria lë pas barazimin në ndeshjen me Kroacinë dhe nis punën për përballjen e radhës me Spanjën. Silvinjo nxjerr në stërvitje vetëm ata që nuk luajtën një ditë më parë. Sulmuesi Rei manaj shprehet optimist për një rezultat pozitiv.
Fanella e Bajramit në golin ndaj Italisë shitet në ankand për gati 5800 euro
Gati 5800 euro u paguan për fanellën e mesfushorit të kombetares shqiptare Nedim Bajrami që ai e mbajti në ndeshjen me Italinë ku shënoi edhe golin më të shpejtë në historinë e europianëve. Ajo u ble në një ankand online.
Qendër tenisi “Rafael Nadal” në Durrës. Rama: Do jetë pranë akademisë “Man. City”
Në Durrës do të ngrihet pranë Akademisë së Mançester Sitit një qendër sportive tenisi nën emrin e “Rafael Nadal”. Ne ceremoninë e nënshkrimit te marrëveshjes ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama dhe legjenda e këtij sporti.
370 mije italianë në 5 muaj në Shqipëri. Dyfish më shumë turistë nga Polonia dhe Franca
Vetëm në 5 muajt e parë te këtij viti, sipas shifrave zyrtare, ne Shqipëri kane hyre 370 mijë turistë italianë, ose 70% me shume se vitin e shkuar. Vërehet një dyfishim i numrit të turisteve polakë, holandezë e francezë.
BB: Energjia e rinovueshme po përmirëson cilësinë e ajrit në Shqipëri. Ndotja më e lartë në Tetovë
Një studim i Bankës Botërore vlerëson se përdorimi i energjisë së rinovueshme në Shqipëri ka ulur shkallën e emetimit të karbonit në atmosferë. Nivelin me te larte te ndotjes ne rajon e kanë Tetova, Sarajeva dhe disa qytete ne Serbi.
Njohja e Kosovës nga Spanja shkon në kongres. Nisma nga grupimi “bashkë për katalonjën”
Nisma e grupit parlamentar “Bashkë për Katalonjën” për njohjen e Kosovës nga Spanja pritet të kalojë për votim të martën në Kongres. Propozuesit theksojnë se njohja e Kosovës është një detyrim që lind nga rezolutat e Parlamentit Europian.
/tvklan.al