#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Radio Kombëtare Klan, programet e reja dhe surprizat për dëgjuesit
Përshëndetje të dashur miq, ritakohemi sërish bashkë edhe këtë të martë ku tema të bukura na presin. Do ta nisim këtë pjesë të parë me disa emra të njohur dhe të dashur në botën e gazetarisë dhe radiofonisë.
E përbashkëta e tyre? Të gjithë janë pjesë e KLAN RADIO, ku zëri i tyre zgjon mëngjeset, shoqëron ditën dhe sjell gjithmonë diçka të re për dëgjuesit. Dhe ka një lajm të mirë: Programe të reja po i shtohen Klan Radios! Çfarë do të ndodhë? Cilët janë surprizat e sezonit? Për t’i zbuluar, le t’i presim në studio të ftuarit tanë specialë!
Të ftuar: Dasara Karaiskaj, Gerta Heta, Ardit Murataj, Katerina Trungu, Rei Bezhani
Çokollatë e nxehtë, sekretet e një pijeje të shijshme
Jemi rikthyer në këtë pjesë të dytë, jemi zhvendosur tek këndi i tavolinës. Do të flasim sot për një pije shumë të preferuar gjatë stinës së dimrit, e shijshme dhe shumë e lehtë për t’u përgatitur. Bëhet fjalë pikërisht për çokollatën e nxehtë ose të shkrirë siç i themi ndryshe. A e dini që në SHBA, Dita kombëtare e Çokollatës së nxehtë është në fakt më 31 Janar ?
Për të na ndihmuar të zbulojmë më shumë rreth kësaj pije kaq të preferuar kemi të ftuar Mario
Butsin, specialist i kafes…
Onkologjia ortopedike në Grupin për Kujdesin Shëndetësor Acibadem
Jemi kthyer në këtë pjesë, ku do të ndalemi te një temë e shëndetit, që ka të bëjë pikërisht me Onkologjinë Ortopedike në Grupin për Kujdesin Shëndetësor Acibadem. Me një qasje multidisiplinare, një ekip me përvojë dhe me teknologjinë e fundit, në Grupin për Kujdesin Shëndetësor Acibadem ofrohen zgjidhjet më efektive në në fushën e onkologjisë.
Ne sot do të njihemi me një nga kirurgët më të njohur në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë, në Grupin për Kujdesin Shëndetësor Acibadem, prof.DR Korhan Özkan. Që nga viti 2011, fokusi i tij kryesor ka qenë diagnoza dhe trajtimi kirurgjikal i tumorëve primarë të kockave, lezioneve metastatike të kockave, dhe lezioneve të buta beninje dhe malinj. Në materialin e parë ai do të na bëjë një prezantim të punës së tij dhe do të na njohë fillimisht me disa informacione për onkologjinë ortopedike dhe pse duhet të zgjedhim Acibadem…
/tvklan.al